Aksident tragjik në Fishtë/ Makina përplas 12 vjeçarin, ndërron jetë rrugës për në spital

Aksident tragjik në Fishtë/ Makina përplas 12 vjeçarin, ndërron jetë rrugës për në spital

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor që lidh Fishtën, në superstradën Lezhë–Shkodër. Një automjet tip “Audi” ka përplasur një minipatine me të cilin po lëvizte një 12-vjeçar. Përplasja ka qenë e rëndë dhe i mituri, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, ka humbur jetën gjatë rrugës. Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.