Trump: Kemi patur bisedime të mira me Putin, Rusia s’do të sulmojë territorin e NATO-s

Trump: Kemi patur bisedime të mira me Putin, Rusia s’do të sulmojë territorin e NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se Vladimir Putin “nuk do të sulmojë” territorin e NATO-s, duke kundërshtuar raportet e medias se Uashingtoni është i shqetësuar për një veprim të mundshëm rus në Evropë. Komentet e Trump-it erdhën dy ditë pasi drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, udhëtoi drejt Moskës për bisedime të papritura, të cilat "Wall Street Journal" dhe "CBS News" i përshkruan si një përpjekje për ta penguar Rusinë të sulmonte anëtarët e NATO-s, në një kohë kur vlerësimet e inteligjencës amerikane sugjeronin se Moska mund të kërkonte ta vinte në provë aleancën. "Kam pasur bisedime të mira me të. Ai nuk do të sulmojë një territor të NATO-s", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur u pyet nëse presidenti rus...