Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 27 gusht, në aksin rrugor që lidh Fishtën me aksin Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi” është përplasur me monopatinën me të cilin po lëvizte i mituri. Përplasja ka qenë e fortë dhe, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, 12-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Pas përplasjes, automjeti “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.
Burimi:
javanews.al