ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar kufizimin e qarkullimit të mjeteve në Urën e Matit, duke mohuar se masa është marrë për shkak të ndonjë dëmtimi të ri të strukturës. Sipas ARRSH-së, kufizimi është një masë parandaluese dhe sigurie, e ndërmarrë për të garantuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të urës. Ura e vjetër e Matit i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje emergjente për përforcimin e themeleve. Autoriteti thekson se, pas rikthimit në përdorim, ura po përballet me një fluks të konsiderueshëm automjetesh, veçanërisht me mjete të tonazhit të rëndë që tejkalojnë kufirin e lejuar prej 13 tonësh. “Që prej hapjes së saj, ura është pajisur me sinjalistikën përkatëse, e cila lejon kalimin vetëm të mjeteve me tonazh deri në 13 tonë. Megjithatë, nga monitorimet në...