“Spiunazh” dhe “shantazh”/ Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Shehollit

“Spiunazh” dhe “shantazh”/ Më 7 shtator nis gjykimi ndaj Shehollit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar më 7 shtator, në orën 09:30, seancën e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit, i cili po përballet me akuzat për “spiunazh” dhe “shantazh”. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se ka vepruar në ndihmë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), në koordinim me zyrtarin e saj, Bojan Dimiq. Prokuroria pretendon se ai ka mbledhur dhe përcjellë informacione dhe materiale mbi aktivitetet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës. Një nga episodet kryesore të përshkruara në aktakuzë lidhet me 26 shtatorin 2025, kur Sheholli dyshohet se ka marrë në Mitrovicën e Veriut një dosje me materiale audio, transkripte dhe 5 mijë euro. Sipas Prokurorisë, materialet më pas i janë dorëzuar gazetarit Milaim Zeka,...