Berisha porosi demokratëve dhe flet për ripërtëritje të PD: Jemi në kilometrin e fundit

Berisha porosi demokratëve dhe flet për ripërtëritje të PD: Jemi në kilometrin e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që të përgatiten për një fazë të re të aksionit politik, duke e cilësuar “ripërtëritjen” si procesin jetik që duhet të udhëheqë PD-në drejt fitores. Deklaratat u bënë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së. Berisha tha se opozita ka hyrë në një fazë ku duhet të kalojë në sulm dhe se, sipas tij, ndodhet në “kilometrat e fundit” drejt fitores. Ai pretendoi gjithashtu se mbështetja për Edi Ramën ka pësuar një rënie të fortë në sondazhe, duke e cilësuar kryeministrin si “të vdekur politikisht”. “Duhet të përgatitemi për ripërtëritje si demokratë. Kemi kaluar shumë gjëra. Kemi hyrë në një fazë ku duhet të jemi në sulm, në km e fundit. Të sigurt drejt...