“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

Një thirrje me tone të forta dhe agresive është bërë nga një prej aktivisteve të protestës, e cila u ka kërkuar qytetarëve të grumbullohen ditën e nesërme përpara selisë së Partisë Socialiste, në të njëjtën kohë kur aty pritet të zhvillohet një mbledhje e drejtuesve të kësaj force politike. Aktivistja nuk është mjaftuar me një thirrje të zakonshme për protestë, por ka kërkuar që pjesëmarrësit të shkojnë të pajisur me vezë, duke sugjeruar një aksion simbolik kundër përfaqësuesve të mazhorancës. “Nesër në orën 17:30 PS mblidhet te selia për mbledhje. Të shkojmë atje me vezë dhe të protestojmë e t’u tregojmë se nuk na përfaqësojnë”, deklaroi ajo. Thirrja shënon një tjetër përshkallëzim të retorikës së përdorur nga një pjesë e organizatorëve dhe aktivistëve të protestës,...