Taksia të merr sa të dojë?/ Tarifa miratohet, po kush e kontrollon?
Hipën në taksi. Jep destinacionin. Mbërrin. Dhe në fund vjen pyetja që shumë qytetarë e kanë dëgjuar: “Sa bëri?” Por kush duhet ta përcaktojë këtë shumë? Taksimetri? Tarifa e miratuar? Apo shoferi? NTV hap një seri investigimesh mbi shërbimin taksi, duke nisur nga çështja që prek drejtpërdrejt xhepin e qytetarit: si llogaritet çmimi i një udhëtimi dhe sa i mbrojtur është klienti nga një tarifë arbitrare? ÇMIMET E NDRYSHME NUK JANË AUTOMATIKISHT ABUZIM Le ta sqarojmë që në fillim. Dy kompani taksi mund të ofrojnë çmime të ndryshme. Një operator mund të aplikojë ulje, promocione apo tarifa më konkurruese se një tjetër. Pra fakti që një taksi të merr 1,000 lekë dhe një tjetër 1,200 lekë për një itinerar të ngjashëm nuk është në vetvete...
Burimi:
ntv.al