Jose Mourinho kthehet në Santiago Bernabeu me fitore spektakolare, ‘BMV’ e portugezit është flakë

Jose Mourinho kthehet në Santiago Bernabeu me fitore spektakolare, ‘BMV’ e portugezit është flakë

Real Madridi ka nisur me një fitore spektakolare aventurën e tij në shtëpi në La Liga, duke mposhtur 4-1 Real Sociedad në Santiago Bernabéu. Protagonisti absolut i takimit ishte Kylian Mbappé, i cili realizoi një hat-trick dhe udhëhoqi skuadrën e José Mourinho drejt një suksesi të rëndësishëm. Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 40-të, pas një aksioni të nisur nga Federico Valverde. Megjithatë, Real Sociedad reagoi menjëherë dhe Luka Suçiç barazoi në fundin e pjesës së parë, duke i dhënë më shumë emocione sfidës. Në pjesën e dytë, Real Madridi ndryshoi ritëm dhe nisi të dominonte. Mbappé riktheu avantazhin pas një kombinimi të bukur me Jude Bellingham, ndërsa Vinícius Junior shënoi golin e tretë pas asistimit të anglezit. Në minutën e 80-të, Mbappé kompletoi...