80 minuta dhe nuk gjen golin as ndaj ekipit të League One, Armando Broja vazhdon në “shkretëtirë”

80 minuta dhe nuk gjen golin as ndaj ekipit të League One, Armando Broja vazhdon në “shkretëtirë”

Armando Broja vazhdon ende të ketë mosbesim dhe mungesën e nuhatjes së golit. Sulmuesi shqiptar nuk po arrin dot të zhbllokohet dhe të gjejë rrjetën teksa Burnley sot është eleminuar nga ekipi i League One, Bradford. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar, ndërsa Flemming, sulmuesi kryesor, është kthyer në ekip. Kjo do të thotë se Flemming ka vuajtur nga dëmtimi dhe për momentin do të jetë ende pjesë e Burnley, duke ia shtuar akoma vështirësinë Brojës për vend titullari në të ardhmen. Ndeshja vijoi në shifrat 0-0 dhe Broja luajti deri në minutën e 80 për të marrë më shumë gjendje fizike, duke parë se ishte ndeshje Kupe. Për fat të keq, shqiptari nuk ia doli dot që të gjente golin as ndaj ekipit të...