UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, “The Sun” zbulon dokumentet: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…
Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s ka hyrë në një fazë të re dhe shumë më të ashpër. UEFA ka kërcënuar me nisjen e procedimeve penale ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me një plan tashmë të braktisur për shitjen e një pjese të të drejtave në turnetë e FIFA-s. Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga The Sun, drejtuesit e futbollit europian kanë depozituar një dosje prej 60 faqesh në një gjykatë federale amerikane, ku Infantino është vendosur në qendër të akuzave dhe pretendimeve të UEFA-s. Çështja lidhet me planin e Infantino-s për të shitur një 20 për qind të aksioneve në turnetë e FIFA-s, në një marrëveshje që do të kapte vlerën e rreth 3.1 miliardë paundëve. Në dokumentet e dorëzuara në Gjykatën Federale...
Burimi:
javanews.al