SPAK e akuzon për pastrim parash e korrupsion me tenderët e AKSHI-t, nesër mbahet në GJKKO seanca e masës së sigurisë ndaj Ergys Agasit! Caktohet ora

SPAK e akuzon për pastrim parash e korrupsion me tenderët e AKSHI-t, nesër mbahet në GJKKO seanca e masës së sigurisë ndaj Ergys Agasit! Caktohet ora

Masa e sigurisë për biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, është parashikuar të mbahet nesër në GJKKO, në orën 09:30. Agasi u arrestua pas një operacioni të SPAK-ut, pas muajsh qëndrimi në kërkim dhe dy javësh vëzhgim nga autoritetet. Ai dyshohet për disa vepra penale, mes tyre grup kriminal, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera, konkurrencë të paligjshme dhe heqje të paligjshme të lirisë. Bashkë me të u arrestua edhe ish-zyrtari i Policisë, Ulian Shpataraku. I shumëkërkuari i SPAK u arrestua 8 muaj pasi u shpall në kërkim, nën dyshimet se drejtonte një grup kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ku tenderat miliona euro paracaktoheshin dhe kalonin në llogaritë e kompanive të biznesmenit...