Flakët përfshijnë sërish vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sërish vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras të Fushë-Krujës. Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, pasi flakët janë përhapur njëkohësisht në të gjithë sipërfaqen e fushës së mbetjeve. Dyshohet se për ndezjen e zjarrit mund të jetë përdorur edhe lëndë djegëse. Kjo është hera e dytë brenda rreth një muaji që këtij vendgrumbullimi i vihet flaka. Reja e dendur e tymit, që dyshohet se përmban gazra toksikë nga djegia e mbetjeve, ka mbuluar zonën dhe, në varësi të drejtimit të erës, është përhapur deri në Mamurras dhe Kamëz. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët. Megjithatë, shuarja e zjarrit me mjetet e zakonshme zjarrfikëse është e vështirë, pasi për ndërhyrje...
Burimi:
syri.net