Makina del nga rruga në aksin në Thumanë-Borizanë, 62-vjeçari ndërron jetë në spital

Makina del nga rruga në aksin në Thumanë-Borizanë, 62-vjeçari ndërron jetë në spital

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Borizanë-Thumanë. Bëhet me dije se një 62-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge. 62-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Njoftimi: Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor,  për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.