Braho: Izraeli përplaset me Turqinë për influencën në Siri, lufta mes tyre e pamundur
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, gazetari Sokol Braho u shpreh se në Siri po përplasen interesat strategjike të Izraelit dhe Turqisë, pasi Ankaraja ka fituar një ndikim të madh në vend pas rrëzimit të Bashar al-Assadit.Sipas Brahos Izraeli e konsideron forcimin e ndikimit turk si një zhvillim në kundërshtim me strategjinë e tij në rajon.Ai theksoi gjithashtu se Izraeli ka goditur kapacitetet ushtarake të mbetura të Sirisë, ndërsa në Damask ndikimi turk është rritur ndjeshëm.Braho tha se një luftë e drejtpërdrejtë Izrael-Turqi është e pamundur në kushtet aktuale, duke vënë në dukje rolin strategjik të Turqisë si anëtare e NATO-s dhe rëndësinë e saj për SHBA-në dhe Evropën.Gjithashtu shtoi se Uashingtoni e ka kuptuar se nuk mund ta kontrollojë Lindjen e...
Burimi:
syri.net