EMRI/ Aksident fatal në aksin Fushë-Krujë–Borizanë, humb jetën 62-vjeçari

EMRI/ Aksident fatal në aksin Fushë-Krujë–Borizanë, humb jetën 62-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë–Borizanë, ku ka humbur jetën drejtuesi i një autoveture. Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga 62-vjeçari Vath Leka, banues në Borizanë, i cili ka dalë nga rruga, është përplasur me një avlli dhe më pas ka përfunduar në kanal. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm, ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për dokumentimin e rrethanave të aksidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve. Njoftimi i Policisë: Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Për pasojë,...