Alarmi për bombë në disa institucione të vendit dhe në SPAK, zbulohen nga u dërguan emailet kërcënuese

Alarmi për bombë në disa institucione të vendit dhe në SPAK, zbulohen nga u dërguan emailet kërcënuese

Hetimet për emailet kërcënuese që kanë shkaktuar alarm për bombë në disa institucione të rëndësishme në vend kanë nxjerrë në dritë të dhëna të reja lidhur me origjinën e mesazheve. Është zbuluar se e njëjta përmbajtje kërcënuese është dërguar nga dy adresa të ndryshme email-i. Gjurmët e evidentuara deri në këtë fazë tregojnë se njëri prej email-eve është nisur nga Argjentina, ndërsa tjetri nga Brazili. Pavarësisht identifikimit të vendeve nga të cilat janë nisur mesazhet, për hetuesit mbetet ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve dhe nëse dy adresat janë përdorur nga i njëjti person apo nga persona të ndryshëm. Burimet bëjnë me dije se hetimi po vijon për të përcaktuar autorët dhe për të verifikuar nëse pas mesazheve fshihet një...