“Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS”, Berisha: Agasi, mafiozi më i rrezikshëm pas padrinos Edi Rama!

“Kjo verë shkriu narkoshtetin dhe teserat e PS”, Berisha: Agasi, mafiozi më i rrezikshëm pas padrinos Edi Rama!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka lëshuar akuza të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se zhvillimet e kësaj vere kanë demaskuar plotësisht funksionimin e atij që e quajti “narkoshtet”. Berisha denoncoi menaxhimin e zjarreve që përfshinë vendin gjatë muajve të verës, duke pretenduar se fondet e emergjencave civile u përdorën për koncerte me qëllim shuarjen e protestave. Ai nënvizoi se paralelisht me vatrat e zjarrit u dogjën edhe teserat e Partisë Socialiste nga vetë anëtarët e saj në Poliçan, Divjakë, Dimal e Tiranë. Lideri i opozitës u ndal te shembja e propagandës teknologjike, duke përmendur rastin e Ermal Beqirajt dhe dhënien e tenderave milionësh edhe pas hetimeve. Ai komentoi gjithashtu prangosjen...