Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit
Është arrestuar në Londër Korado Gështënja, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe i dyshuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi i Gështënjës është kryer nga autoritetet britanike me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake, gjatë qëndrimit në Angli, Korado Gështënja dyshohet se përdorte një identitet të rremë, me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit nga autoritetet. Sipas raportimeve nga dosja e SPAK rezulton se Korado Gështenja ishte pjesë e vëzhgimit dhe më pas rrëmbimit të Jan Prengës. Ai u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak, ku edhe u pa për herë të fundit. Sipas hetimeve, ai u mbajt peng dhe u torturua, ndërsa trupi i tij...
Burimi:
gijotina.com