Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Jacksonville të SHBA-ve, ku tre fëmijë humbën jetën në një zjarr shkatërrues në banesën e tyre të mërkurën në mëngjes. Dy të rritur (prindërit) dhe dy fëmijë të tjerë nga e njëjta familje, ndodhen në spital me lëndime kritike. Zjarrfikësit e Jacksonville, raportuan se alarmi u dha në orën 05:13 të mëngjesit në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road. Ekipet mbërritën vetëm katër minuta më vonë dhe gjetën flakë të mëdha në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë. Shefi i zjarrfikësve, Percy Golden, tha se dy të rritur kishin arritur të dilnin nga shtëpia së bashku me dy fëmijë përpara mbërritjes së ekipeve. Një fqinj tregoi se një foshnjë dhe...