I dënuar për masakrën e Srebrenicës, ndërron jetë “kasapi i Bosnjes” Ratko Mlladiç

I dënuar për masakrën e Srebrenicës, ndërron jetë “kasapi i Bosnjes” Ratko Mlladiç

Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga Radio Televizioni i Republikës Sërpska. Mlladiç ishte dënuar për një akuzë për gjenocid, për pesë akuza për krime kudër njerëzimit dhe katër akuza për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë më 2017 – mbi 20 vjet pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë. I njohur nga viktimat e tij dhe të tjetër si “kasapi i Bosnjës”, gjykata e gjeti Mlladiçin fajtor për urdhërimin e masakrimit të më shumë se 7.000 burrave dhe djemve në Srebrenicë më 1995 – mizoria më e madhe...