Komisioni i Ligave dhe Garave merr vendimin e rëndësishëm për sfidën Skënderbeu-Dinamo

Komisioni i Ligave dhe Garave merr vendimin e rëndësishëm për sfidën Skënderbeu-Dinamo

27 Gusht 2026 16:11 Telesport Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për ndeshjen Skënderbeu – Dinamo City. Sfida do të zhvillohet më 31 gusht, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ishte planifikuar të luhej në orën 18:30 në stadiumin “Skënderbeu”. Në fazën e dytë të kampionatit, përballja Dinamo City – Skënderbeu do të zhvillohet në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.