Rusia kërcënon Britaninë dhe Francën: Do të godasim objektet ushtarake në Ukrainë
Rusia po kërcënon të godasë objektet ushtarake britanike në Ukrainë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Britania dhe Franca po “luanin me zjarrin” duke u siguruar forcave ukrainase teknologji të ndjeshme raketash. Ajo paralajmëroi gjithashtu se këto veprime mund të kenë pasoja të paparashikueshme për Londrën dhe Parisin. “Pala britanike është në thelb një hap larg shndërrimit nga një bashkëpunëtor de facto në një bashkëpunëtor de jure të Kievit në agresion. Dhe sigurisht që do të ketë pasoja përkatëse”, tha ndër të tjera zëdhënësja e ministrisë ruse. Kërcënimet ruse erdhën pasi udhëheqësit e Britanisë dhe Francës u zotuan të rrisin më tej mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Në një takim të aleatëve të hënën, si pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë...
Burimi:
vizionplus.tv