“Ethet e Nilit” alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon në 6 numri i viktimave nga virusi!

“Ethet e Nilit” alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon në 6 numri i viktimave nga virusi!

Një tjetër person ka humbur jetën në një spital të Shkupit pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor, duke e çuar në gjashtë numrin e viktimave nga sëmundja në Maqedoninë e Veriut. Viktima është një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili kishte qëndruar i shtruar në spital për 15 ditët e fundit dhe kishte shfaqur një gjendje të rëndë klinike. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore po përballen me shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të virusit. Deri tani janë konfirmuar 51 raste, shumica e tyre në zonën e Shkupit. Shumica e të prekurve janë mbi 60 vjeç, ndërsa disa pacientë kanë shfaqur komplikacione të rënda neurologjike, përfshirë encefalitin dhe meningjitin. Rritja e rasteve në pak javë ka alarmuar autoritetet. Në fund të korrikut ishin raportuar vetëm 8 raste,...