Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit
Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë private në Brandenburg të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur në kampusin e shkollave private Docemus, në Neu Zittau, në distriktin Oder-Spree, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë një studente 18-vjeçare dhe një 30-vjeçar. Dyshohet se 18-vjeçarja ishte ish-e dashura e autorit, një 19-vjeçar, ndërsa burri 30-vjeçar u qëllua për vdekje pasi tentoi të ndërhynte për ta ndaluar sulmuesin. Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 13:45, pas raportimeve për një person të armatosur. Në zonë u vendosën një numër i madh efektivësh, ndërsa në operacion morën pjesë edhe zjarrfikës dhe ambulanca. Për shkak të situatës, u kërkua gjithashtu ndihma e...
Burimi:
javanews.al