VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut rus, ishte duke udhëtuar me bashkëshorten
Një nënkolonel i ushtrisë ruse ka humbur jetën, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte bashkë me bashkëshorten e tij është hedhur në erë. Komiteti Hetimor i Rusisë njoftoi se ka nisur një procedim penal lidhur me ngjarjen, por nuk konfirmoi se viktima ishte pjesëtar i ushtrisë. Ndërkohë, kanali Mash në Telegram e cilëson viktimën si ushtarak. Video me origjinë të paqartë, të publikuara nga kanale lokale në Telegram, tregojnë forca policie dhe ekipe shpëtimi në një rrugë të bllokuar, e cila është mbushur me mbetje dhe pjesë të automjetit të shkatërruar nga shpërthimi. ⚡️ A Russian lieutenant colonel’s car was blown up in St. Petersburg The serviceman was killed at the scene, while his wife was hospitalized. According to preliminary reports, an improvised explosive...
Burimi:
vizionplus.tv