“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një tjetër hap për të goditur ekonominë e Iranit, ndërsa Teherani kërcënon me një përgjigje që mund të zgjerojë konfliktin dhe të rrisë presionin mbi SHBA-në dhe vendet e tjera. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi të hënën masa të reja kundër një rrjeti të krijuar nga Irani për të shmangur sanksionet amerikane. Masat përfshijnë sanksione dytësore ndaj partnerëve tregtarë të Iranit në sektorë si asetet digjitale, teknologjia dhe transporti detar. Megjithatë, njoftimi i shumëpritur për masat e ashtuquajtura nga administrata Trump si “Dita D ekonomike” nuk solli sanksione aq të ashpra sa pritej. SHBA-ja vendosi kryesisht të zgjerojë dhe forcojë zbatimin e sanksioneve ekzistuese, ndërsa paralajmëroi masa më të forta ndaj vendeve që nuk ndërpresin lidhjet me Iranin....
Burimi:
javanews.al