Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Një 46-vjeçar francez u arrestua në portin e Barit, në Itali, pasi autoritetet zbuluan në furgonin e tij tre raketa Akeron dhe pajisje të tjera të klasifikuara si materiale luftarake. Arrestimi u urdhërua nga Guardia di Finanza më 9 qershor, ndërsa rasti u bë publik vetëm më 26 gusht. 46-vjeçari kishte mbërritur në portin e Barit me një traget nga Patra e Greqisë. Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet gjetën pesë kontejnerë që përmbanin sisteme armësh antitank, mes tyre tre raketa Akeron, të prodhuara nga kompania franceze MBDA, shkruajnë mediat italiane. I ndaluari deklaroi se ishte shofer i kontraktuar nga MBDA France, dega franceze e grupit europian MBDA, një kompani e specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e raketave dhe sistemeve të mbrojtjes. Sipas versionit të tij,...