“Rrugë të përgjakura”/ U rritën aksidentet, INSTAT: 844 raste në 7 muaj, 10% më shumë se në 2025! 1187 viktima e të plagosur nga janari në korrik
Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë në akset e Shqipërisë. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar më shumë aksidente rrugore në vend krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave paraprake të INSTAT, nga janari deri në korrik janë regjistruar 844 aksidente, nga 767 që ishin një vit më parë, ose 10% më shumë. Si pasojë e tyre, numri i personave të vrarë dhe të plagosur ka arritur në 1 187, nga 1 077 në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Tirana dhe Lezha kanë numrin më të lartë të viktimave dhe të plagosurve nga aksidentet. Ndërkohë vetëm gjatë muajit korrik u regjistruan 165 aksidente rrugore, ku u raportuan 235 të vrarë dhe të plagosur. Sipas INSTAT,...
Burimi:
javanews.al