Bashkisë së Bulqizës i vënë shiritin, punonjësit braktisin punën pas alarmit për bombë. Policia rrethon zonën

Bashkisë së Bulqizës i vënë shiritin, punonjësit braktisin punën pas alarmit për bombë. Policia rrethon zonën

Bashkia e Bulqizës është rrethuar me shirita sigurie, pas alarmit për një bombë të pretenduar në ambientet e institucionit. Punonjësit e administratës janë larguar nga godina, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo një alarm të rremë. Alarmi në Bulqizë vjen në kuadër të një serie kërcënimesh të dërguara mëngjesin e sotëm me e-mail në adresat elektronike të disa institucioneve në qytete të ndryshme të vendit. Mesazhet, të dërguara nga një adresë ende e paidentifikuar, kanë përmbajtje kërcënuese dhe terroriste dhe pretendojnë se në institucionet e përfshira janë vendosur bomba. Pas marrjes së informacionit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur kontrollet në institucionet e prekura nga kërcënimi. Sipas Policisë, nga verifikimet e kryera deri tani...