Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, mblodhi në një takim të zgjeruar drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, agjencive të arsimit parauniversitar si dhe drejtorive rajonale e zyrave arsimore vendore në gjithë Shqipërinë. Në fokus të këtij takimi ishin masat dhe përgatitjet për nisjen e një procesi mësimor të rregullt në gjithë institucionet arsimore të vendit, si nga pikëpamja e infrastrukturës mësimore, ashtu edhe në krijimin e një komunikimi të qëndrueshëm e një mjedisi mikrpitës për nxënësit. “Me drejtues të Ministrisë së Arsimit dhe agjencive të arsimit parauniversitar, të Drejtorive Rajonale dhe 52 Zyrave Vendore Arsimore nga gjithë Shqipëria, në një takim ku diskutuam secili mbi masat e marra për nisjen e një viti sa më të mbarë...
Burimi:
javanews.al