Studentët pranojnë të punojnë 3 vjet në Shqipëri, mbi 90% regjistrime të fituesve në Fakultetin e Mjekësisë!

Studentët pranojnë të punojnë 3 vjet në Shqipëri, mbi 90% regjistrime të fituesve në Fakultetin e Mjekësisë!

Kanë nxituar të regjistrohen që në ditën e parë maturantët që kanë fituar degën më të preferuar, Mjekësi e Përgjithshme, degë e cila arrihet nga maturantët me rezultatet më të larta. Në ditën e dytë janë të rrallë maturantët që janë paraqitur për regjistrim. “Jam shumë e lumtur, dega ime e që kisha ëndërr”, thanë dy studentet fitues. Procesi i regjistrimit të fituesve zgjat deri në orën 16.00 të kësaj të enjteje. “Nga nesër vijon të zhvendoset viza nëse do të mbetet ndonjë vend bosh”, tha zv.dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ledjan Malaj për TCH. Në ditën e parë të regjistrimit u krijuan radhë në orët e drekës, por që në ditën e parë regjistruan mbi 90% e fituesve. Ata që do të ulen në...