Tragjedi në familjen shqiptare! Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 3 fëmijë, 4 të tjerë në gjendje kritike

Tragjedi në familjen shqiptare! Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 3 fëmijë, 4 të tjerë në gjendje kritike

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe. Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital. Bilanci është konfirmuar nga shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden. Zjarri shpërtheu në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym. Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga banesa. Gjatë kontrollit të ndërtesës, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete. Një fqinj u...