Antonio Costa tur në kryeqytetet e BE-së, premton përshpejtimin e zgjerimit të Unionit!
Gjatë turit që ka nisur nëpër kryeqytetet evropiane, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, premtoi përshpejtimin e anëtarësimit në BE të shteteve ballkanike, Ukrainës dhe Moldavisë. Costa deklaroi në Lituani, e cila merr përsipër presidencën gjashtëmujore të Unionit më 1 janar, se “zgjerimi i BE-së është investimi më i mirë në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e ardhshëm të kontinentit evropian”. “Kur flasim për sigurinë e Evropës, nuk duhet të harrojmë zgjerimin. Ukraina, Moldavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po përparojnë në rrugët e tyre drejt Bashkimit Evropian. Zgjerimi është investimi më i mirë që ne mund të bëjmë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Ne duhet që të vijojmë të punojmë me shtetet kandidate përmes një procesi të bazuar në meritë dhe t’i...
Burimi:
javanews.al