U akuzua se ndërtoi selinë e partisë me para të paligjshme, gjykata shpall të pafajshëm Nikola Gruevskin

U akuzua se ndërtoi selinë e partisë me para të paligjshme, gjykata shpall të pafajshëm Nikola Gruevskin

Apeli në Shkup rrëzoi ankesën e prokurorisë dhe la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke i dhënë fund procesit gjyqësor që zgjati shtatë vjet. Gjykata e Apelit në Shkup ka lënë në fuqi vendimin që shpall të pafajshëm ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili akuzohej për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullave për financimin e partive politike, në lidhje me financimin dhe ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së, të njohur si “Pallati i Bardhë”. Me këtë vendim rrëzohet ankesa e prokurorisë dhe mbyllet përfundimisht procesi gjyqësor i njohur si “Talir 2”, i cili zgjati shtatë vjet. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke vlerësuar se prokuroria nuk arriti të provonte përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se...