‘Serbia po armatoset me armë sulmuese’ – Kroacia kërkon presion ndërkombëtar ndaj Beogradit
Tensionet politike ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë janë përshkallëzuar pas deklaratave të zyrtarëve të lartë kroatë për armatosjen e përshpejtuar të Serbisë, ndërsa nga Zagrebi tashmë po kërkohet që partnerët perëndimorë të ushtrojnë edhe presion politik ndaj Beogradit. Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq, dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, kanë ngritur publikisht shqetësimin për kapacitetet ushtarake që Serbia po ndërton, duke kërkuar që për këtë çështje të informohen aleatët e Kroacisë. Deklaratat e tyre kanë nxitur reagimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa në polemikë është përfshirë edhe ministri kroat i Ekonomisë, Ante Shushnjar. Jandrokoviq, duke folur para ambasadorëve, konsujve dhe atasheve ushtarakë kroatë në konferencën e tyre vjetore në Zagreb, tha se Serbia nuk po pajiset vetëm me mjete mbrojtëse. “Serbia po armatoset jo...
Burimi:
syri.net