Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para
Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të mesnatës në fshatin Linaj të Malësisë së Madhe. Zjarri ka shkaktuar dëme në disa banesa të pabanuara. Si pasojë e flakëve janë djegur dy deri në tre shtëpi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave ku jetojnë familje. Aktualisht, situata në zonë është nën kontroll.
Burimi:
javanews.al