Zjarr në Malësinë e Madhe, digjen 2 banesa të pabanura

Zjarr në Malësinë e Madhe, digjen 2 banesa të pabanura

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë gjatë mesnatës fshatin Linaj, në Malësinë e Madhe. Mësohet se nga flakët janë përfshirë dhe janë djegur të paktën 2 banesa të pabanuara. Ndërkohë, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave të banuara. Malësia e Madhe është një nga zonat e prekura nga zjarret gjatë këtij sezoni veror në Qarkun e Shkodrës.