VIDEO / Rrëfehet Aleksandër Çipa: Historia e dashurisë dhe momenti kur iu afrua vdekjes
Gazetari Aleksandër Çipa vjen në një rrëfim të rrallë dhe krejt ndryshe nga imazhi që publiku njeh prej vitesh. Në podcastin “Kohë për Reflektim” në DritareTV, ai lë për pak mënjanë analizat dhe komentet e aktualitetit për të ndarë historinë e jetës së tij. Nga kujtimet e fëmijërisë dhe ndikimi i familjes, te dashuria, sfidat personale dhe momentet më të vështira që ka përjetuar, Çipa zbulon anën më njerëzore të rrugëtimit të tij. Çipa kujton fillimet e tij në botën e shkrimit, kur ende fëmijë publikonte krijimet e para në revistat “Fatosi” dhe “Pionieri”, për të vijuar më pas me gazetat lokale në Gjirokastër e Vlorë, e më vonë në mediat kombëtare. Ai e lidh këtë pasion me mjedisin familjar dhe ndikimin e të atit,...
Burimi:
javanews.al