Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

Subjekti politik, Aleanca ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për 17 vendime që ka marrë në mbledhjen e 12 gushtit. Sipas deputetit të zgjedhur nga kjo parti, Besnik Tahiri, këto vendime janë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret qeveritare. “Qeveria në detyrë nuk guxon në asnjë moment të shkelë ligjin që vetë e ka miratuar, Ligjin për Qeveri, në ligj të cilin kemi punuar edhe ne për të qenë, për shkak se është ekskluzivisht e thënë në qartë se kjo qeveri i ka kompetencat dhe detyrime të kufizuara”, tha Tahiri në deklarimin për media para ndërtesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, në Prishtinë. Çfarë vendime kishte marrë më 12 gusht Qeveria në detyrë...