Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President
Ish-ambasadori amerikan, William G. Walker, ka propozuar Faton Bislimin, lobuesin për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në SHBA, si kandidat për president të Kosovës. Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, përmes një letre dërguar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, ka shprehur shqetësimin e tij për krizën politike për zgjedhjen e presidentit të ri. Në letrën që ka siguruar KosovaPress, Walker e konsideron person adekuat për postin e presidentit Faton Bislimim, i cili ka qenë edhe deputet i parlamentit të Kosovës.“Kam dëgjuar emrat e disa kandidatëve të mundshëm. Të gjithë ia vlen të merren në konsideratë, por sipas gjykimit tim, asnjëri prej tyre nuk i zotëron të...
Burimi:
javanews.al