Kosova me shtatë xhudistë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
Kosova do të kërkojë medalje në xhudo në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku më 28 dhe 29 gusht do të garojnë shtatë xhudistë kosovarë. Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, Kosovën do ta përfaqësojnë Erza Muminoviq në kategorinë deri në 48 kilogramë, Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-81 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg). Në garat e xhudos në Taranto pritet të marrin pjesë 162 sportistë, prej tyre 84 meshkuj dhe 78 femra, nga 22 shtete pjesëmarrëse. Ekipi kosovar do të udhëhiqet nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, ndërsa pjesë e delegacionit është edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka. Me ekipin kanë udhëtuar gjithashtu Zymer Zeka,...
Burimi:
kultplus.com