Dolly Parton, “zonja e librave” që u dhuroi fëmijëve mbi 330 milionë libra
“Kudo që shkoj, fëmijët më quajnë ‘zonja e librave’”, thoshte Dolly Parton, një nofkë që e mbante me krenari dhe që u shndërrua në një prej trashëgimive më të rëndësishme të jetës së saj. Përmes programit Imagination Library, të themeluar në vitin 1995 nga Dollywood Foundation, Parton ka bërë të mundur që më shumë se 330 milionë libra t’u dhurohen fëmijëve në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Republikën e Irlandës. Programi u ofron fëmijëve të regjistruar nga lindja deri në moshën pesëvjeçare nga një libër falas çdo muaj. Dashuria e Parton për librat dhe leximin kishte rrënjë të thella në fëmijërinë e saj. E rritur në Sevierville të Tenesit, në një familje të varfër me 12 fëmijë, ajo jetoi në një...
Burimi:
kultplus.com