Universiteti i Prishtinës nderon me “Doctor Honoris Causa” Joseph dhe Shirley DioGuardi
Universiteti i Prishtinës ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ish-kongresistin amerikan Joseph J. DioGuardi dhe bashkëshorten e tij, veprimtaren Shirley Cloyes DioGuardi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre shumëvjeçar në mbështetje të Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve. Ceremonia solemne u zhvillua sot më 26 gusht në Prishtinë, ku u vlerësua veprimtaria e çiftit DioGuardi për më shumë se katër dekada në kuadër të angazhimit të tyre përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, shkruan KultPlus. Gjatë kësaj periudhe, Joseph dhe Shirley DioGuardi janë angazhuar për të drejtat e njeriut, lirinë, demokracinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës, duke punuar njëkohësisht për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Në fjalimin e tij, rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, tha se ceremonia nuk ishte...
Burimi:
kultplus.com