Martin Scorsese pritet të emërohet president nderi i Akademisë Italiane të Filmit

Martin Scorsese pritet të emërohet president nderi i Akademisë Italiane të Filmit

Regjisori i njohur amerikan Martin Scorsese, një prej emrave më të rëndësishëm të kinemasë botërore, pritet të marrë detyrën e presidentit nderi të Akademisë Italiane të Filmit. Ministria italiane e Kulturës ka njoftuar se Scorsese ka pranuar ofertën për këtë rol, e cila është propozuar nga ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, në bashkëpunim me fondacionin përkatës. Emërimi pritet të miratohet zyrtarisht nga drejtuesit e Akademisë. Në kuadër të ndryshimeve në drejtimin e institucionit, Silvia Calandrelli dhe Gian Luca Farinelli janë konfirmuar sërish përkatësisht në postet e presidente dhe drejtorit artistik, përcjell KultPlus. Scorsese e ka cilësuar ofertën si një “rol prestigjioz”, duke shprehur mirënjohjen për besimin e treguar ndaj tij. Regjisori amerikan ka theksuar gjithashtu lidhjen e veçantë që ka me kinemanë italiane, e cila,...