Mali i Zi ul sërish akcizën e karburanteve, synohet frenimi i rritjes së çmimeve të tregut të brendshëm…
Mediat malazeze raportojnë se qeveria e Malit të Zi ka ndërhyrë sërish me uljen e akcizave për karburantet, me synim frenimin e rritjes së çmimeve.Sipas RTCG, më 25 gusht qeveria ka ulur më tej akcizat për derivatet e naftës, duke bërë që eurodizeli dhe Eurosuper 98 të jenë rreth 1 cent më të lira, pavarësisht rritjes së mëtejshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.Kjo vjen pas një tjetër ndërhyrjeje të qeverisë më 17 gusht, kur u ul akciza për dizelin për të zbutur rritjen e çmimit në tregun vendas. Për periudhën 18–24 gusht, çmimi maksimal ishte 1.88 euro për litër për eurodizelin, 1.80 euro për Eurosuper 98 dhe 1.76 euro për Eurosuper 95.Nga 25 gushti, akciza për benzinën pa plumb do të ulet në 0.522 euro...
Burimi:
sarandanews.com