EMRAT/ Krimi në familjen shqiptare në Greqi, kush janë viktima dhe autori, prindër të tre fëmijëve! Dëshmitë e para

EMRAT/ Krimi në familjen shqiptare në Greqi, kush janë viktima dhe autori, prindër të tre fëmijëve! Dëshmitë e para

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet e policisë greke për krimin që ndodhi në familjen shqiptare në Kretë ditën e sotme (26 gusht). Sipas të dhënave nga mediat greke, autori është Bujar Meco, 53 vjeç, nga Gramshi, ndërsa viktima është Esma Meco, 44 vjeçe, po nga Gramshi. Çifti shqiptar ishte prindër i tre fëmijëve. Ngjarja ndodhi në zonën e Rodopit, ndërsa rrethanat e sakta të krimit janë ende nën hetim. Gruaja u plagos rëndë me thikë dhe u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari tentoi vetëvrasjen duke pirë benzinë. Për mënyrën se si ka tentuar t’i japë fund jetës ka raportime të ndryshme në mediat greke, disa raportojnë se është vetëplagosur me...