Policisë së Shtetit i shtohen 389 të rinj e të reja, Lamallari: Uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi
“389 të rinj e të reja të këtij kursi kanë tashmë jo vetëm njohuritë profesionale, por janë të përgatitur për realitetin e një prej profesioneve më të vështira dhe më fisnike në shërbim të vendit”, u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Sigurisë me rastin e përfundimit të kursit për Patrullë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Duke iu drejtuar kursantëve, pedagogëve, drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe familjarëve, ministri Lamallari theksoi se ceremonia e përfundimit të formimit policor nuk është thjesht një moment formal, por shënon fillimin e një misioni dhe përgjegjësie të re në shërbim të qytetarëve dhe vendit. “Ceremonitë si kjo e sotmja janë rituale që përsëriten vit pas viti dhe në pamje...
Burimi:
vizionplus.tv