FIGC i heq mbështetjen Infantinos, Italia nuk do ta votojë për një mandat tjetër në FIFA
Edhe Italia i del kundër Gianni Infantinos. Federata e Futbollit në vendin e Apenineve vendosi të tërheqë mbështetjen ndaj kandidaturës së kreut aktual të FIFA për zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm. Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit theksohet se me këtë zgjedhje ky organizëm synon të shprehë qartë dhe në mënyrë transparente pozicionin e tij përkrah UEFA dhe presidentit të saj Aleksandër Ceferin në lidhe me nismat e fundit të ndërmarra nga presidenti i FIFA në lidhje me qeverisjen dhe zhvillimin e kompeticioneve ndërkombëtare. ‘Do të vazhdojmë të punojmë përkrah UEFA dhe federatave të tjera evropiane për të promovuar modelin e futbollit të themeluar mbi meritën, solidaritetin, qëndrueshmërinë dhe me tifozët në qendër...
Burimi:
ntv.al