DOSJA E SPIUNAZHIT/ KUSH E SHKROI “TOP SECRET 2”? DALIN PIKËPYETJE PËR DOKUMENTIN

DOSJA E SPIUNAZHIT/ KUSH E SHKROI “TOP SECRET 2”? DALIN PIKËPYETJE PËR DOKUMENTIN

Një nga dokumentet e përfshira në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit po hap një debat të ri në Kosovë. Bëhet fjalë për materialin e emërtuar “Top Secret 2”, të gjetur në telefonin e Shehollit dhe të administruar si pjesë e provave të Prokurorisë Speciale. Sipas aktakuzës së siguruar nga mediat kosovare, gjatë analizimit të telefonit të sekuestruar janë ekzaminuar 20,914 fotografi dhe imazhe. Mes tyre është gjetur një fotografi me mbishkrimin “Top Secret 2”, e cila përmbante një tekst në gjuhën serbe. Sipas interpretimit të Prokurorisë, dokumenti përshkruan një plan që synonte krijimin e perceptimit ndërkombëtar të Kosovës si një vend i radikalizuar fetarisht dhe dëmtimin e pozitës së saj ndërkombëtare. Por tani është ngritur një pyetje tjetër: Kush e ka shkruar dokumentin? Ish-deputeti...